CH-APEN & QYSH E DON SHOQNIA "GALA-NIGHT 2026"
Datum
Samstag, 13. Juni 2026
Zeit
Start: 18:30 UhrDoors: 18:30 Uhr
Location
MS Diamant - Landungsbrücke 5
Landungsbrücke 5, Luzern, CH
Über das Event
GALA Night 2026 Mbrëmje mbi Liqenin e Luzernit Ju ftojmë të shtunën, më 13 qershor 2026, duke filluar nga ora 18:30, të bëheni pjesë e një mbrëmjeje gala verore plot elegancë dhe program të pasur artistik, nën organizimin e suksesshëm të CH-APEN & Qysh e don Shoqnia. Anija luksoze MS Diamant (350+ vende) do të nisë lundrimin nga Luzerni, e shoqëruar nga performanca live e artistit të njohur Sinan Vllasaliu. Gjatë mbrëmjes, do të keni mundësinë të shijoni një ekspozitë ekskluzive arti nga Memento Artstudio (Tiranë). Çfarë ju pret në këtë event: • Networking me personalitete dhe afaristë shqiptarë në Zvicër • Atmosferë elegante dhe elitare • Përjetim unik mbi liqenin e Luzernit Në çmimin e biletës përfshihet një darkë e përzgjedhur, si dhe pije gjatë gjithë natës: kafe, verë, birrë dhe pije freskuese. E gjitha nën shoqërimin e muzikës me vepra të autorëve shqiptarë. Programi 18:30 – Pritja e mysafirëve • Foto dhe regjistrimi 19:00 – Hapja e dyerve të anijes • Aperitiv dhe rrjetëzim (raundi I) • Open act: DJ CREEP 19:30 – Mbyllja e dyerve dhe nisja e lundrimit 20:00 – Hapja zyrtare e gala mbrëmjes • Fjalë përshëndetëse nga organizatorët • Moderim nga aktori Fatmir Spahiu – Bufi 20:15 – Darkë me tri pjata • Nën tingujt e muzikës klasike (Classical Elegance) 20:30 – 21:15 – Argëtim muzikor • DJ CREEP 21:15 – Perëndimi i diellit në Vitznau 21:15 – 21:45 – Rrjetëzim (raundi II) • Ekspozita e hapur e Memento Artstudio (Tiranë) 21:45 – 01:00 – Argëtim muzikor live • Bendi i Sinan Vllasaliut Kodi i veshjes: ALL WHITE
Lineup
Anfahrt
Tickets für dieses Event sind über unseren Partner Eventfrog erhältlich.
Weiterleitung zu eventfrog.ch